Dy persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 117 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Viktimat janë të moshës 70 dhe 66-vjeçare.
Ndërkohë 117 raste pozitive kanë dal nga 585 testime. Po ashtu janë shëruar 68 persona në 24 orët e fundit.
Në Shqipëri në total janë regjistruar 3571 raste pozitive, ndërsa 95 kanë përfunduar me fatalitet. Janë 1462 raste aktive.