Arbëri

216 raste me COVID-19 të dielën në Kosovë, 1 i vdekur

Foto: Alban Bujari / KOHA

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka vazhduar të jetë mbi 200, për te pestën ditë radhazi.

Të dielen, Kosova ka shënuar ditën më të rëndë, që nga fillimi i pandemisë: Janë regjistruar 216 raste të reja.

Ky numër i të infektuarve ka dalë nga gjithsej 493 mostra të testuara, është bërë e ditur nga IKSHPK-ja.

Ndërkohë, gjatë këtij 24-orëshi është regjistruar edhe një vdekje, duke e ngritur në 102 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

E numri i të shëruarve është dukshëm më i vogël, krahasuar me atë të infektuarve. Të dielen është raportuar për 40 duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të mbërrijë në 2.267. Krahas kësaj, numri i rasteve aktive qëndron në 2.562.

Prishtina, me 115 raste vazhdon të jetë komuna më e prekur. Gjithsej 115 raste janë regjistruar vetëm të dielën. Ndërkohë, komuna e Drenasit ka pasur 16 raste, Fushë Kosovë 16 raste, Lipjani 14 raste, Podujeva 12 raste, Mitrovica 10 raste, Skenderaji 6 raste, Obiliqi 4 raste, Vushtrria 4 raste, Shtimja 3 raste, Kaçaniku 3 raste, Suhareka 3 raste, Prizreni 2 raste, Deçani 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

Që nga paraqitja e rasteve të para, më 13 mars, numri i të infektuarve ka shkuar në 4.931, ai i të vdekurve në 102, derisa 2.267 janë të shëruar.