Ashpërsim edhe më tutje të masave e jo shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, ka vendosur të ketë Qeveria e Kosovës.
Kryeministri Avdullah Hoti, në konferencën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se gjatë kësaj jave do të ketë edhe një vlerësim të gjendjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE më pas do të vendoset nëse do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Më tutje, Hoti ka bërë të ditur disa prej masave që pritet të miratohen në mbledhjen e radhës të ekzekutivit. Në mesin e tyre, shqiptimi i gjobave e ndalimi i tubimeve publike.
Por në mbledhjen e së dielës të Këshillit të Sigurisë nuk mori pjesë presidenti Hashim Thaçi, raporton KOHA.
Mungesën e tij kreu i Qeverisë e arsyetoi se mbledhja nuk është mbajtur në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.
Paralajmërimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kryeministri Avdullah Hoti e bëri të shtunën, pas takimit virtual me krerët e komunave të Kosovës.
Pas tij, Hoti tha se me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të ketë “paralizim të bizneseve e institucioneve”.