Arbëri

Haradinaj-Stublla kthen 50 diplomatë të karrierës

Haradinaj-Stublla kthen 50 diplomatë të karrierës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se është vendosur që të kthehen 50 diplomatë të karrierës nga Misionet Diplomatike dhe Konsullore.

Pak ditë pasi pezulloi vendimet e ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, Haradinaj-Stublla ka bërë të ditur se bazuar në rekomandimet e komisionit për vlerësim të të gjitha vendimeve të ish-ministrit, është vendosur që në MPJD të kthehen 50 diplomatë të karrierës.