Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Me peticion online kërkohet “Drejtësi për Kujtimin”

Aktivistë të shoqërisë civile kanë zhvilluar një aksion simbolik përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë në një vjetorin e vrasjes dhe përdhunimit të Kujtim Veselit, djalit 11 vjeçar nga Fushë Kosova.

Këta aktivistë gjithashtu kanë bërë lansimin e peticionit: Drejtësi për Kujtimin!

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftimin për media thuhet se dështimi i parandalimit të këtij krimi është shkelje të të drejtave të njeriut dhe shpërfaqë qasjen raciste e diskriminuese të institucioneve të Kosovës, transmeton KOHA.

Ata kanë bërë të ditur se do të lansojnë peticionin online me tri kërkesa:

Nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit: kërkim falje publike ndaj familjes së Kujtim Veselit për shkeljen e të drejtës së tij në jetë dhe neglizhimin e rastit.

Nga Kryeprokurori i Shtetit dhe Prokuroria e Shtetit: inicimi i hetimeve të pavarura penale të prokurorëve dhe zyrtarëve policorë përgjegjës për rastin, si dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për moskryerjen e detyrës zyrtare dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve të Republikës së Kosovës.

Nga Qeveria e Kosovës: kompensim për shkelje të të drejtave të njeriut për familjen e Kujtim Veselit.

Tutje bëhet e ditur se peticioni do të jetë online dhe do të jetë i hapur për nënshkrim për të gjithë nga data 11 korrik deri më 11 gusht 2020.