Arbëri

Lista Serbe lëshon sallën kur në Kuvend u mbajt një minutë heshtje për Srebrenicën

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje të premten në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës në përvjetorin e 25-të të masakrës.

Kur deputetët ishin ngritur për të mbajtur një minutë heshtje, nga salla u larguan deputetët e Listës Serbe.

Reagim ndaj këtij veprimi brenda në Kuvend patën disa deputetë. Deputetja Mimoza Kusari-Lila e cilësoi këtë si poshtërim për viktimat e Srebrenicës.

Në anën tjetër, një minutë heshtjeje do të mbahet edhe të shtunën në të gjithë Kosovën, në orën 13:00, ka kërkuar të premten Qeveria e Kosovës.