Një 21-vjeçare nga rrethi i Podujevës, e infektuar me koronavirus, ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pacientja kishte vdekur pasi solli në jetë një foshnjë, ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se pacientja ka qenë e intubuar.
“Pacientja ka qenë e intubuar në Mjekësinë Sportive. E kanë sjell tek ne, dhe e kemi kryer lindjen”, ka thënë ai për KOHËN.
Sipas tij, mjekët duke e parë rrezikun që 21-vjeçarja të vdesë e kanë drejtuar për Gjinekologji për lindje me prerje cezariane në mënyrë që të shpëtojë foshnja. Sipas tij, neonatologët e kanë marrë foshnjën dhe gjendja e foshnjës është e mirë.
“Foshnja është transferuar në intensivë. Është me oksigjen dhe kjo mund të jetë edhe për faktin që është lindje e parakohshme. Gjendja është stabile. Nesër do të testohet për COVID-19", ka thënë drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.