Arbëri

Të premten u mbajt Testi i Maturës për 103 nxënës

Të premten u mbajt Testi i Maturës për 103 nxënës

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët e Testit.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Provimi është mbajtur për 103 nxënës, në bazë të një vendimi të Këshillit Shtetëror të Maturës. Nxënësit, sipas njoftimit, dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitetet ndërkombëtare.