Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka dalë pozitiv në COVID-19.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “përveç plogështisë”, nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!", shkruan ai.
Krahas Mustafës, edhe disa anëtarë të LDK-së kanë bërë të ditur gjatë javëve të kaluara se janë të infektuar me koronavirus.
Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se ishte i infektuar me koronavirus tri ditë më parë. Pak më herët, pozitiv kishte dalur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ashtu si edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Vetëm dy javë më parë, KOHËS i ishte thënë nga LDK-ja se Mustafa ndihet mirë dhe se s’ka nevojë të testohet.
Në LDK, ndërkaq, nuk kishte pasur të dhëna se cili deputetët e ka bërë testin, e cili jo.