Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selimi kërkon rikthimin e ekspertëve në procesin e vettingut

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka kërkuar që të rikthehen ekspertët e dorëhequr nga ekipi përgatitor për procesin e vettingut në drejtësi.

Ai, në konferencë shtypi, ka thënë se ky grup ekspertësh duhet të kthehet që ky proces të bëhet më i besueshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Pavarësisht deklaratës së tyre publike që më shumë ngjau politike, ne nuk do të bëjmë politikë si Ministri por do të kujdesemi që parimin që e kemi vendosur në fillim i cili është gjithëpërfshirja ta mbajmë deri në fund, andaj pikë e këtij vendimi do të jetë edhe çdo ekspert apo edhe grupi i ekspertëve që vendosin të kthehen dhe të kontribuojnë bashkë me hisedarët e drejtësisë që ta bëjnë këtë proces sa më të mirë dhe të implementueshem", ka thënë ai. 

Selimi po ashtu ka thënë se janë konsultuar me Zyrën e Kryeminisrit, KPK-në, Prokuroritë në vend dhe "me rëndësi edhe partnerët tanë strategjikë, SHBA-në dhe BE-në".

Shtatë ekspertët nga shoqëria civile janë dorëhequr nga grupi punues për procesin e vettingut. Ariana Qosaj Mustafa, Arton Demhasaj, Arbëresha Loxha, Ehat Miftaraj, Fisnik Korenica, Kreshnik Gashi dhe Kujtim Kërveshi, kanë dhënë dorëheqje pasi sipas tyre sistemi i drejtësisë në Kosovë është duke devijuar përmes qasjes së re, ku pjesëmarrja apo kontributi i grupit të ekspertëve ka humbur rëndësinë.