Katër persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 79.
Kjo bëhet e ditur nga raporti i sotëm i Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu sot është rritur edhe numri i të infektuarve, me shifrën rekorde prej 195, transmeton KOHA.
“Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thotë IKSHPK.
Kurse janë shëruar 44 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1946.
Në Kosovë aktualisht janë aktivë 1678 persona me COVID-19.