Arbëri

Ivashov: “Putin gënjen, nuk u pyet a të hyjmë në Kosovë”

Ivashov: “Putin gënjen, nuk u pyet a të hyjmë në Kosovë”

Përvjetori i hyrjes tinëzare të rusëve në Kosovë (11 qershor 1999), është bërë temë e madhe përçarëse në Rusinë e Vladimir Putinit. Gjeneralë të ushtrisë ruse janë ndeshur ashpër në një televizion rus për motivet e hyrjes së trupave ruse, duke dhënë arsye të ndryshme, transmetuan mediat serbe. Në fakt, arsyeja kryesore, ajo e “mbrojtjes së serbëve” as që është përmendur ndonjëherë, duke argumentuar kështu se rusët asnjëherë nuk veprojnë asgjë pa e parë interesin e tyre.

E gjitha ka filluar pas deklaratës së Putinit, se ai kishte dhënë urdhër për zbarkimin e forcave ushtarake ruse në Aeroportin e Prishtinës. Putin kishte thënë se ai kishte biseduar me shefin gjeneral të shtabit të ushtrisë ruse, gjeneralin Anatoli Kvashnin, dhe se kishte lejuar që forcat ruse të hynin në Aeroportin e Prishtinës.