Qeveria e Republikës së Kosovës, pas shqyrtimit, ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterrimeve, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e përbashkëta për alokimin e slloteve në aeroportet e vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition).
Në vendimin qeveritar thuhet se aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli.
Ky vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020.