Arbëri

Qytetari kosovar njofton se koronavirusi iu kthye pas tre muajve

Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar se i është kthyer koronavirusi pas tre muajve. Pjeter Bylykbashi ka shkruar në rrjetin social “Facebook” se është testuar për COVID-19 dhe se rezultati i doli pozitiv. Ai ka vendosur të ritestohet pasi për katër ditë rresht kishte simptoma të koronavirusit.

Ai ka qenë i infektuar edhe më herët, por ishte shëruar afërsisht tre muaj më parë. Bylykbashi ka shkruar se virusi në paraqitjen e dytë është shumë më agresiv dhe se po e sulmon aty ku e ka dëmtuar herën e parë.

“Fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri. Virusi më është kthyer afërsisht tre muaj pas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv. Sulmon aty ku më ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri”, ka shkruar Bylykbashi.

Ai ka qenë i bindur se virusi nuk do t’i kthehet. Nuk është ruajtur dhe ka pasur kontakt me njerëz të infektuar. Bylykbashi ka nisur periudhë tjetër të vetëizolimit.

Në ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë.