Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani priti sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara. Me këtë rast ajo falënderoi Japoninë për ndihmat në përballimin e pandemisë.
Osmani, në takim me ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara, ka thënë se ndihma e Japonisë për t`i përballuar pasojat e pandemisë Covid-19 është e çmueshme dhe ka ardhur në kohën e duhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka falënderuar shtetin japonez për ndihmat dhe ka thënë se bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë duhet të jetë prioritet.
“Është mirë që kemi mbështetjen e një shteti mik si Japonia në këto kohë të vështira”, ka thënë Osmani, duke kërkuar që bashkëpunimi në këtë sferë të vazhdojë edhe më.
Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore me qëllim që të krijohen kapacitete të duhura për preventivë, përtej reagimit emergjent.
Palët diskutuan edhe për mundësitë e shkëmbimit ndërmjet të dy shteteve, si në fushën e digjitalizimit apo teknologjisë, me fokus të posaçëm në burimet e ripërtëritshme të energjisë.