Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: Qeveria Hoti jolegjitime dhe në shërbim të Hashim Thaçit

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media, ka kritikuar qeverinë Hoti, e cila sipas kësaj partie politike tash e një muaj u votua me vota të kontestuara.

VV-ja qeverinë Hoti vazhdon ta vlerësojë si jolegjitime dhe në shërbim të presidentit Hashim Thaçi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Anëtarja e kryesisë së VV-së, Arbërie Nagavci tha qeveria Hoti e ndërtuar me mbështetjen e presidentit Hashim Thaçi, një ndër vendimet e para të saj ishte heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke krijuar kështu pa barazi me vendin tonë.

“Me heqjen e reciprocitet nga Qeveria Hoti, Serbia as që e ndali fushatën e egër kundër Kosovës. Kjo qeveri e pa ligjshme nuk pritet ta përfaqësojë Kosovën as në dialog”, tha Nagavci, përcjell kp.

Hajrulla Çeku deputet nga VV theksoi kulmi i kësaj qeverie e formuar nga presidenti Hashim Thaçi, është rritja e kabinetit qeveritar, si vazhdimësi e PAN-it, duke zhvatur kështu buxhetin me shpenzime enorme.

Ai po ashtu tha se pandemia në Kosovë tashmë ka dalë jashtë kontrollit, duke nxituar Qeveria Hoti me heqjen e masave.

Çeku duke thënë se me Qeverinë jo-legjitime, ka vetëm regres, dhe për këtë arsye duhet të mbahen zgjedhjet.