Arbëri

Lumezi dhe Havolli diskutojnë për fuqizimin e luftës kundër korrupsionit

Lumezi dhe Havolli diskutojnë për fuqizimin e luftës kundër korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me ç’rast ka biseduar për tema me interes të përbashkët institucional.

Ndër të tjera, zbatimi dhe plotësimi i legjislacionit në luftën kundër korrupsionit, me theks të veçantë̈ të Ligjit për Agjencinë̈ Kundër Korrupsionit (AKK), ai për deklarimin e pasurisë, si dhe koordinimi dhe harmonizimi i të dyja institucioneve në hartimin e Strategjisë̈ Kundër Korrupsionit 2021-2025, ishin në fokus të diskutimit në takimin e mbajtur ndërmjet kryeprokurorit Lumezi dhe drejtorit Havolli.