Arbëri

Turizëm me biçikleta, forma e re e kosovarëve për të shijuar veriun e Shqipërisë

Pesë çiklistë nga Kosova të moshave dhe profesioneve të ndryshme për katër ditë kanë udhëtuar në veriun e Shqipërisë, një formë e re kjo e turizmit në këtë zonë.

Kjo maratonë çiklistike e nisur nga Gjakova ka përfunduar në Krumë. Gjatë ndalesës në qytetin e Kukësit, grupi i çiklistëve vizitoi Kullën e Qendrës si dhe Muzeun Etnografik.