Qendra e Paraburgimit në Pejë ka njoftuar se një i burgosur ka rezultuar pozitiv në COVID-19, kësisoj, ai është izoluar në një dhomë të veçantë.
Në një përgjigje për KOHËN, gjithashtu është thënë se ai është infektuar nga një zyrtar korrektues.
“Më 24.06.2020, pas marrjees së rezultateve të testimit për COVID-19, një i burgosur ka rezultuar pozitiv. I burgosuri ka qenë i vendosur në dhomë edhe me tre të burgosur të tjerë, mirëpo pas marrjes së rezultateve, të tjerët kanë rezultuar negativë”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Tutje, nga QP në Pejë theksohet se i burgosuri i konfirmuar pozitiv është izoluar në një dhomë të vetme dhe është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësorë.