Arbëri

Cakaj: S’ka marrëveshje sekrete e as ndarje të Kosovës

Cakaj: S’ka marrëveshje sekrete e as ndarje të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, tha se pas vizitës që zhvilloi në Washington, një gjë është e qartë, nuk ka ndarje të Kosovës e as marrëveshje sekrete.

“Vizita në Washington ka qenë e planifikuar shumë më herët nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës. I vetmi takim për Kosovën ka qenë takimi me z. Grenell dhe nga atje kam tre mesazhe; E para nuk ka marrëveshje sekrete, e dyta nuk ka ndarje të Kosovës, e treta nuk ka nxitim për një marrëveshje të shpejt për çfarëdo interesi elektoral në Amerikë”, tha Cakaj, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Aeroportin e Prishtinës.