Arbëri

Vdes një person nga Malisheva, familja njoftohet se ka qenë i prekur me COVID-19

Descriptive Text

Sonte një person ka vdekur në QKUK nga Komuna e Malishevës, i cili paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë. Mirëpo për vdekjen e tij, ende nuk ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Siç njofton Komuna e Malishevës, sipas familjarëve në fletë-lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19, përderisa i njëjti më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.

"Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit, nga ana e inspektorëve komunalë, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në klinikë infektive", thuhet në njoftim.

Personi i vdekur, me inicialet S.T. është i lindur në vitin 1953 nga Banja e Malishevës.

Image