Arbëri

Vdes një 70-vjeçar nga COVID-19 në Shqipëri

Vdes një 70-vjeçar nga COVID-19 në Shqipëri

Një pacient 70-vjeçar nga Shkodra ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas njoftimit i njëjti po trajtohej në terapi intensive, por nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore. 70-vjeçari i konfirmuar me COVID-19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.