Arbëri

96 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të shtunën, 87 të shëruar

Foto: Alban Bujari / KOHA

96 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë nga testimi i 207 mostrave, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Të njëjtën ditë, në vend janë regjistruar 87 të shëruar.

Sërish Prishtina prin me numrin e rasteve pozitive. Të shtunën në kryeqytet janë regjistruar 44 raste të reja. Pasojnë komuna e Prizrenit me 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.

Në përgjithësi, deri tash në Kosovë janë regjistruar 2590 raste pozitive, prej të cilëve 1394 janë shëruar. 48 kanë vdekur.

Raste aktive janë 1148.