Arbëri

BE: EULEX-i ka bazë juridike edhe pa nënshkrimin e Thaçit

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Burimet e Bashkimit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar për “Kohën ditore” se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi “akoma” nuk e ka nënshkruar letrën e cila në formën e “shkëmbimin e letrave” do të konfirmonte pëlqimin e Kosovës për vazhdimin e misionit të EULEX-it në Kosovë. Por, disa prej këtyre burimeve kanë thënë se “ende presin që kjo të ndodhë në ditët në vijim”.

Ndërkohë, sipas njoftimeve nga Kosova, Zyra e Presidentit Thaçi e ka konsideruar operacionin e EULEX-it si të jashtëligjshëm, pasi i ka skaduar mandati, shkruan KOHA.