Përditësim, 26 qershor 2020 - 16:00
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdem Zogjani, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dërguar në Hagë, sipas familjarëve të tij.
I biri i Zogjanit, Liridoni, në një postim në Facebook, ka thënë se babai i tij ishte ftuar nga misioni i EULEX-it në mëngjesin e së enjtes dhe nga aty “është dërguar për në Hagë, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”.
Në postimin e tij, Zogjani ka thënë se ai është ftuar nga Prokuroria Speciale për periudhën e luftës.
Dërgimi i Zogjanit në Hagë bëhet një ditë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale konfirmoi se ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, dhe zyrtarëve të tjerë të UÇK-së.
Në zgjedhjet e fundit lokale, Zogjani ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë-Kosovës.
Zyra për Media e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar të komentojë rastin.