Arbëri

Ali Ahmeti: Kandidati mbipartiak dhe fitimtar për kryeministër të Maqedonisë së Veriut është Naser Ziberi

 

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili nisi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, në konventën promovuese në Prespë shpalosi emrin e shumëpritur të kandidatit për kryeministër të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ish-deputetin dhe nënkryetarin e qeverisë dhe bashkë-përpilues të Marrëveshjes së Ohrit, Naser Ziberi.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit njëetnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi, i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë.” tha Ahmeti.