Arbëri

Vdes në Infektive një pacient i dyshuar me COVID-19

Vdes në Infektive një pacient i dyshuar me COVID-19

Në Klinikën Infektive ka vdekur mëngjesin e sotëm pacienti Sh.K. 1954, i cili dyshohej të ketë pasur COVID-19, porse analizat do të dalin gjatë ditës.

“Sot, në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti Sh.K. (1954) nga komuna e Prizrenit i pranuar me 22.06.2020, si rast i dyshuar për infeksion me Covid-19, për të cilin pritet konfirmimi i rezultateve nga laboratori mikrobiologjik”, thuhet në njoftimin e Infektives.