Arbëri

Zyra e BE-së: Lajçaku nesër në Prishtinë sjell datat e rifillimit të dialogut

 

Zyra e BE-së në Kosovë ka konfirmuar për KOHË-n se nesër në Prishtinë do të jetë i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, me ç’rast do të sjellë datat për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, sot ka konfirmuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rinisë më 27 qershor në Washington.