Arbëri

Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve: Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një video linku u është drejtuar me mesazh shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, me të cilin u kërkon të mbështesin kërkesën e tij për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Tani është koha. Është koha për t'u bashkuar, koha për të vepruar përsëri së bashku. Kjo është një thirrje për të gjitha partitë shqiptare dhe të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të tjerët, për të mbështetur kauzën tonë, e cila është më e madhe se të gjithë ne”, thotë ai, dhe pasi përmend arritjet e shqiptarëve në këtë vend, ai thërret: “Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!”