Arbëri

Thaçi akuzohet se po e bllokon për qëllime politike kthimin e ambasadorëve

Më shumë se tre muaj i mban në zyrë vendimet për kthimin e 7 ambasadorëve politikë, por presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka dekretuar kthimin e tyre në Kosovë.

I pyetur për arsyet e kësaj vonese, shkurt është përgjigjur se me këtë është duke u marrë Zyra Ligjore e Presidencës, raporton KOHA.