Arbëri

Serwer: Presion i amerikanëve për marrëveshje deri në shtator

 

Njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serwer, parashikon ndezje të motorëve në funksion të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje të shpejtë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA.

“Amerikanët do të bëjnë shumë presion për një marrëveshje deri në shtator, në mënyrë që presidenti Trump të udhëheqë para zgjedhjeve në SHBA dhe ta realizojë ceremoninë në “Kopshtin e trëndafilave”, të cilën ua ka premtuar presidentëve Thaçi dhe Vuçiç. Nëse presidenti Thaçi është i gatshëm t'ia dorëzojë Serbisë një pjesë të territorit që popullohet me shumicë serbe, kjo mund të ndodhë”, ka thënë Serwer.