Arbëri

Sejdiu e sheh problem furnizimin me barna, shkak ngritja e çmimeve

Foto: Koha

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka thënë se ngritja e çmimit të barnave do të bëjë që të ketë problem edhe me furnizimin e tyre në këtë institucion.

Por ai ka thënë se gjatë kohës së pandemisë furnizimi ka qenë i mirë.

“Furnizimi me barna është mirë, tani ndoshta do të kemi pak problem në këtë periudhën që po shohim se shumë operatorë i ndërprenë kontratat për arsye se nuk kanë mundësi të bëjnë furnizimin me ato çmime, për shkak të ngritjes së çmimeve në regjion e më larg”, tha Sejdiu.

Drejtori i ShSKUK-së ka deklaruar se Ligji i ri për Paga u konsiderua një ligj që ngrit dinjitetin e punëtorëve shëndetësorë, andaj moszbatimi i tij do të ketë pasoja negative.

Megjithatë, thotë se vetëm ngritja e pagave do të ndalte migrimin e tyre./EO/