Arbëri

Shuhet Ministria e Integrimit, me proceset integruese merret Zyra e Hotit e opozita e quan të gabueshme

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka shuar Ministrinë e Integrimit Evropian.

Me proceset integruese do të merret Zyra e Kryeministrit, në kuadër të së cilës do të krijohet zyrë e re, për të cilën nuk është vendosur akoma.

Opozita e sheh këtë veprim të Qeverisë si kthim prapa në procesin integrues të Kosovës, raporton KOHA.

Deputeti Gazmend Gjyshinca, që përfaqëson Vetëvendosjen në Komisionin Parlamentar për Integrime, thotë se ky është hap i gabuar i Ekzekutivit.

Për Institutin EPIK, shuarja e Ministrisë së Integrimit nuk përbën problem aspak, pasi thotë se duhet të ekzistojë vullneti politik për reforma në drejtësi.

Demush Shasha, nga ky institut, e cilëson zhgënjyes qëndrimin e Qeverisë së re për vettingun në drejtësi.

Njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, kritikon qasjen e qeverive në vazhdimësi për mungesë të zbatimit të marrëveshjes së MSA-së.

Derisa për liberalizimin e vizave është optimist se kjo do të ndodhë nën udhëheqjen e Presidencës së BE-së nga Gjermania.

Qeveria nuk ka vendosur ende se kush do të udhëheqë proceset integruese në Zyrën e Kryeministrit.