Arbëri

Qeveria Hoti prioritet “mposhtjen e pandemisë” dhe rimëkëmbjen ekonomike (programi i plotë)

Qeveria Hoti prioritet “mposhtjen e pandemisë” dhe rimëkëmbjen ekonomike (programi i plotë)

Beteja për të mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë janë dy prioritetet kyçe të Qeverisë Hoti, sipas programit qeverisës të miratuar të premten.

Në programin qeverisës, të siguruar nga KOHA, prioritetet tjera të Qeverisë Hoti janë theksuar edhe “forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i dukurive negative, veçmas krimit e korrupsionit, zhvillimi ekonomik, e marrja e përgjegjësisë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit”.