Arbëri

Qeveria Hoti zotohet të mobilizojë 1.2 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike

Qeveria Hoti zotohet të mobilizojë 1.2 miliard euro për rimëkëmbje ekonomike

Në programin qeveritar, të miratuar sot, Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti, ka paraparë masat për rimëkëmbje ekonomike, si përgjigje kundrejt pasojave që ka lënë pandemia COVID-18.

Mbështetur në Program, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA, masat do të sigurojnë rimëkëmbje ekonomike në pjesën e dytë të këtij viti dhe më 2021. Janë paraparë 1.2 miliard euro të vihen në dispozicion. Prej tyre, 180 milionë euro kursime nga buxheti i vitit 2020; 51.6 milionë nga FMN; 100 milionë nga Komisioni Evropian; 120 milionë nga Banka Botërore; 60 milionë nga mjetet e privatizimit; 100 milionë nga emetimi i letrave me vlerë; 20 milionë nga emetimi i letrave me vlerë nga diaspora; 300 milionë euro kredi ndërkombëtare për financim të projekteve kapitale të ndërmarrjeve publike, komunave dhe të nivelit qendror; 100 milionë euro garancione kreditore për projekte investive prodhuese; 170 milionë euro kthime të kursimeve pensionale për kontribut-paguesit nga Trusti Pensional.