Mes prioriteteve të Qeverisë Hoti, edhe dialogu me Serbinë për marrëveshje pa ndryshim kufijsh

Mes prioriteteve të Qeverisë Hoti, edhe dialogu me Serbinë për marrëveshje pa ndryshim kufijsh
Qeveria Hoti ka miratuar programin qeverisës 2020-2023, që i bie deri në fund të mandatit.
Programi i miratuar në mbledhjen e dytë të ekzekutivit të ri, të premten, sipas njoftimit nga Kryeministria, ka dy objektiva themelore: Betejën për të mposhtur pandeminë dhe; rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë.
E mes gashtë prioriteteve të listuara nga Qeveria, është edhe ai për dialogun.
Në pikën 3 të prioriteteve thuhet se Qeveria do të marrë përgjegjësinë për të quar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim me BE-në ne SHBA-në, duke mos lejuar ndryshim dhe shkëmbim të territorit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet se do të jetë mbrojtëse dhe zbatuese e të gjitha parimeve dhe normave që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës. Përparimi i lirive qytetare, mbrojta e pronës private, promovimi i mundësive të barabarta, forcimi i ekonomisë së tregut, promovimi i drejtësisë efikase dhe asnjanëse, do jenë postulatet kryesore që do të karakterizojnë ndërgjegjen politike të Qeverisë së re. Do të promovohet përcaktimi strategjik i Republikës së Kosovës për forcimin e stabilitet në rajon, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet në rajon. Integrimi i vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO do të jetë qëllim nga i cili burojnë angazhimet institucionale për përparimin e demokracisë, ekonomisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit.
Qeveria Hoti miraton programin për periudhën 2020-2023
Dy ditë pasi mori besimin e deputetëve, Qeveria Hoti në mbledhjen e së premtes ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.
Kryeministri, Avdullah Hoti duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshinë rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogun me Serbinë.
Ndërsa, zëvendësi i Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është pakoja e reformave shtetërore, ky përfshihet edhe Ligji për Qeverinë.
Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj, tha se primare duhet të jenë edhe reformat pensionale.
Për shtetin e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por që tha se nuk është e qartë ende sa a do të bëhet procesi i vettingut në drejtësi, apo jo.
Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit Hoti, të cilët sipas dikastereve tyre potencuan prioritetet e tyre. \ ksp

12 të vdekur e 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të hënën rifillon procesi mësimor, komunat të gatshme për të gjitha variantet e mësimit

911 pacientë po trajtohen në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme

Afro 700 persona mbi moshën 80 vjeç janë vaksinuar në Kosovë

Kërkohet zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike ose një pako e re nga Qeveria

Agjërimi i Ramazanit fillon të martën

Kosova pa Qendër për Trajtimin e Djegieve, qytetarët po dërgohen për trajtim në Turqi

Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve

Ushtarët amerikanë mbërrijnë në aeroportin e Rinasit

Osmanit i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës dhe të pagjeturit

Numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë gati të mbërrijë në 100 mijë
