Arbëri

Prestreshi thotë se s’do të lejohet ngritja e çmimeve të produkteve në gastronomi

Prestreshi thotë se s’do të lejohet ngritja e çmimeve të produkteve në gastronomi

Drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se institucioni që ai udhëheq nuk do t’i lejojë sektorit të gastronomisë që të ngrisë çmimet e produkteve në mënyrë të bashkërenduar mes bizneseve, pas goditjes që kanë pësuar gjatë pandemisë.

Në një postim në Facebook, Prestreshi ka thënë se këto biznese duhet të zhvillohen përmes garës fer e duke konkurruar me njëri-tjetrin me cilësi.