Arbëri

Hoti thotë se do të jetë kryenegociator, kritikon Kurtin që s’ia bëri dorëzimin e detyrës

Hoti thotë se do të jetë kryenegociator, kritikon Kurtin që s’ia bëri dorëzimin e detyrës
Foto: Driton Paçarada / KOHA

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në dialog me Serbinë, kurse nuk do të pranojë të hyjë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në një intervistë për transmetuesin publik, Hoti ka kritikuar pararendësin Albin Kurti që nuk e bëri pranim-dorëzimin e detyrës.

“Kryenegociator do të jem unë, unë do të jem përgjegjës për udhëheqjen e dialogut, sepse kështu e thotë Kushtetuta. Nuk do të bëj gabimin që të futem mes SHBA-së dhe BE-së. Ne jemi me të dyja. Procesi i dialogut nuk shkon pa një bashkërendim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Kështu ka ndodhur historikisht”, ka thënë Hoti.