Arbëri

Pak vota, pak protesta, pak tensione, pak dhunë. Hoti kryeministër

Pak vota, pak protesta, pak tensione, pak dhunë. Hoti kryeministër
Foto: Driton Paçarada

Kosova është bërë me Qeveri të pakicës, të mërkurën. Kabineti qeveritar i propozuar nga tashmë kryeministri Avdullah Hoti ka mundur ta marrë mbështetjen e vetëm 59 deputetëve të subjekteve në koalicionin e ri qeverisës të drejtuar nga LDK-ja, përfshirë njërit që ka votuar nën presionin e presidentit Hashim Thaçi, dhe një deputeti tjetër të cilit i është kontestuar kushtetutshmëria e mandatit

Kosova është bërë me Qeveri të re të mërkurën. Por kabineti qeveritar i propozuar nga, tashmë kryeministri Avdullah Hoti, ka mundur ta marrë mbështetjen e vetëm 59 deputetëve të subjekteve në koalicionin e ri qeverisës të drejtuar nga Lidhja Demokratike (LDK), përfshirë njërit deputet që ka votuar me intervenimin e presidentit Hashim Thaçi, dhe një tjetri, të cilit i është kontestuar kushtetutshmëria e mandatit. Shumicën e nevojshme e kanë siguruar falë votave të dy deputetëve të Aleancës Kosova e Re (AKR), parti kjo që do të jetë në opozitë.