Të mërkurën janë regjistruar 19 raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë, përderisa 24 persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ky rezultat ka dalë nga 253 mostra të testuara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Vushtrri, 4 raste Nadakovc, 4 raste Stanovc i poshtëm dhe 1 rast Reznik), komuna e Fushë Kosovës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Miradi e poshtme), Komuna e Obiliqit 1 rast (sipas vendbanimit 1 rast Milloshevë), komuna e Podujevës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Bellopojë), komuna e Kamenicës 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Rogoçicë) dhe 1 rast me vendbanim në Mitrovicë.
Deri tash në Kosovë, janë testuar 15586 persona, ndërsa janë regjistruar 1142 raste pozitive. Nga ta 871 janë shëruar e 30 kanë vdekur.