Arbëri

Moti në Shqipëri

Descriptive Text

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët por që në zonat lindore, herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 16°C në 27ºC, transmeton tch.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.