Arbëri

Gjykata nuk ka mbajtur procesverbal në seancën për mandatarin

Gjykata nuk ka mbajtur procesverbal në seancën për mandatarin

Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë kurrfarë gjurme për debatin e mbajtur nga anëtarët e saj, në seancën e javës së shkuar, kur ka vendosur për Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin është bërë Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike mandatar për formimin e Qeverisë së re. Për pasojë, nuk dihet as nëse Aktgjykimi reflekton përmbajtjen e diskutimeve në seancë. Një burim i gazetës ka treguar se mungon procesverbali. Sipas tij, prej kohësh Gjykata e ka “fikur” Sistemin e Menaxhimit Elektronik të të Dhënave

Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë kurrfarë gjurme për debatin e mbajtur nga anëtarët e saj, në seancën e javës së shkuar, kur ka vendosur për Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin është bërë Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike mandatar për formimin e Qeverisë së re. Për pasojë, nuk dihet as nëse Aktgjykimi reflekton përmbajtjen e diskutimeve në seancë.