Arbëri

13 raste të reja me koronavirus të martën, 7 prej tyre në Prishtinë

13 raste të reja me koronavirus të martën, 7 prej tyre në Prishtinë

Trembëdhjetë raste me koronavirus janë konfirmuar të martën. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të martën janë shëruar katër pacientë me COVID-19, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 847.

Të martën janë testuar 193 mostra. IKSHPK-ja nuk ka njoftuar për vendet prej nga vijnë të infektuarit.