19:40

Hoti prezanton emrat e LDK-së të propozuar për ministra

Avdullah Hoti, i mandatuari për kryeministër të ri të Kosovës, ka prezantuar emrat e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës për ministra në kabinetin e tij.

Hoti ka thënë se pret që sonte të prezantohet edhe lista me emrat e propozuar nga AAK-ja e Nisma.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që i kanë numrat për formimin e Qeverisë së re.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Hoti ka prezantuar këtë listë:

Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër

Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme

Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës

Anton Quni, ministër i Mbrojtjes

Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë 

Hykmete Bajrami, ministre e Financave

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë

16:45

Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, pritet të vendoset për emrat e ministrave

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së LDK-së ku pritet të vendoset për emrat e ministrave nga kjo parti, transmeton KOHA.

Nesër nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria Hoti.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë do të mbajë një konferencë për media.