Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), në prag të sezonit të verës, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes nga helmimet e mundshme si pasojë e ushqimit.
Në një komunikatë për media thuhet se qytetarët e pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInstituti Kombëtar i bënë thirrje popullatës të shmangin konsumin e mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht, ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier, shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara, transmeton kp.
IKSHPK përkujton se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë, teksa ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe se nuk duhet të ringrihet.
Po ashtu, duhet të mbahet higjiena e duarve dhe të mos hahet ushqim kudo, pasi pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve.