Arbëri

​Qeveria ndan 150 mijë euro për punonjësit e Lotarisë së Kosovës

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave bruto, si dhe kontributit pensional të punëdhënësit për punonjësit e Lotarisë, ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 151,299.95 euro, raporton KP.

Sipas njoftimit të Qeverisë, këto mjete financiare janë ndarë për pagesën e obligimeve për periudhën që nga ndalimi i aktivitetit sipas ligjit për ndalimin e lojërave të fatit e deri më 30 prill 2020.