Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit për ditën e fundit të majit në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Dita e fundit e muajit maj do të karakterizohet me mot pothuajse të ngjashëm me ditët paraprake.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë, kjo ndodh si pasojë e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, të cilat do të krijojnë kushte për formim të vranësirave të dendura dhe jo stabile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë ditës, pos intervaleve me diell, parashihen reshje shiu të shoqëruara dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK-ja.

IHMK-ja tutje thekson se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thekson IHMK-ja.