Arbëri

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Të gjitha palët duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, tha për DW eurodeputetja gjermane Viola von Cramon-Taubadel. Njëkohësisht ajo e konsideron të papranueshëm shkëmbimin e territoreve Serbi-Kosovë.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën, eurodeputetja gjermane dhe raportuesja e grupit parlamentar “Të Gjelbërit/ EFA” për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, tha në një intervistë me DW.