Edhe ditët në vijim në Kosovë do të mbaj mot i vranët.
Gjatë pasdites së të shtunës, madje priten rrebeshe shiu e mundësi për bubullimë.
Sipas Prishtina Weather, në mëngjes do të ketë intervale me diell, ndërsa në vise të ulëta mundësi për mjegull.
“Ditën kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje rrebeshe shiu me mundësi për bubullimë”, thuhet në njoftim.
Edhe të dielën, do të jetë freskët dhe kryesisht vranët.
“Kohë pas kohe me rrebeshe shiu”, njofton PW.