Arbëri

Haziri: Me vendimin e Kushtetueses, s’ka fitues apo humbës

Image

Sipas nënkryetari të LDK-së, Lutfi Haziri, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, nuk ka as fitues e as humbës.

Në Interaktiv ai ka thënë se me këtë vendim vetëm është zbardhur mënyra se si nuk mund të bllokohen institucionet.

“Nuk ka fitues e as humbës. Por ka një vendim që ka zbardhur mënyrën si nuk mund të bllokohen institucionet si pasojë e ngërçeve politike të veprimeve politike apo angazhimeve politike siç ka ndodhur me mocionin e mosbesimit apo siç ka ndodhur me rastin e VLAN-it më 2014. Tashmë është precedant i ri”, ka thënë ai.